Tymoshenko nuk do të vazhdojë trajtimin në spital

Bota

Tymoshenko nuk do të vazhdojë trajtimin në spital

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 20:35

Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, do që të ndërpresë trajtimin në spital dhe të transferohet prapa në një kamp të punës pranë qytetit të Kharkivit.

Avokati u ka thënë gazetarëve se Tymoshenko nuk do që të trajtohet pas publikimit të “videos çnjerëzore dhe të egër”.

Një video, e cila tregon një grua që i ngjan Tymoshenkos duke bërë ushtrime fizike në një dhomë spitali, ka qarkulluar të martën në internet.

Të hënën, gjykata në Kharkiv ka shtyrë për të nëntën herë gjykimin e Tymoshenkos për “evazion fiskal”, pasi ajo nuk është shfaqur në sallën e gjyqit, duke thënë se nuk është në gjendje për shkak të dhimbjeve në shpinë.

Ish-kryeministrja ukrainase aktualisht po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të, siç thuhet, abuzimeve me detyrën zyrtare.

Dënimi i saj ka nxitur reagimin e autoriteteve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat