Bota

Nipi i Kim Jong-Ilit: Axha im ėshtė diktator (Video)

Bota Sot | 19.10.2012 17:31
Nipi i Kim Jong-Ilit: Axha im ėshtė diktator (Video)

Kim Han-Sol ka regjistruar vitin e kaluar fakultetin nė Mostar, duke shkaktuar interes tė madh tė mediave, tė cilat ai mundohet t’i shmangė. Nuk ka shpjeguar se pse vendosi tė flas, por shprehu keqardhje qė ai nuk mund tė shkojė nė Korenė e Jugut. Ai shpreson se "me njė pėrpjekje tė vogėl, hap pas hapi, mund gjendet zgjidhja dhe bashkimi".
Nipi i diktatorit tė ndjerė koreanoverior, Kim Jong-il, i cili studion nė Mostar, nė njė intervistė e ka quajtur diktator axhėn e tij - liderin e tashėm tė Koresė Veriore.

Kim Han Sol-u lind nė Phenian mė 1995, ndėrsa gjyshin e tij, liderin e njohur tė Koresė sė Veriut, Kim Jong-il, nuk e ka takuar kurrė, sepse fėmijėrinė e kaloi nė pėrndjekje - nė familjen e nėnės sė tij.

"Gjithmonė kam kėrkuar ta takoj, sepse kam dashur ta di si ēfarė njeriu ishte. Nė fakt e kam pritur, derisa nuk ka vdekur, duke shpresuar se ai do tė vijė dhe do tė mė gjejė mua, sepse nuk e kam ditur kurrė nėse ai e di se unė ekzistoj”, ka thėnė ai nė njė intervistė tė cilėn e ka dhėnė pėr mediat perėndimore.

Shtatėmbėdhjetėvjeēari ėshtė i biri i djalit mė tė madh tė im Jong-ilit, i cili e ka humbur mbėshtetjen e tė atit, atėherė kur ka tentuar qė fshehurazi tė futet nė Japoni nė vitin 2001, me pasaportė tė rreme, me qėllimin e vetėm pėr ta vizituar Disneyland-in. Familja e tij ka jetuar qė atėherė nė ekzil, kryesisht nė Kinė.

"Babai im nuk ishte vėrtetė i interesuar nė politikė", u pėrgjigj Kim kur u pyetėn se pse babai i tij ishte anashkaluar gjatė bartjes sė pushtetit tek vėllai mė i ri.

"Unė sinqerisht nuk e di pse ai ėshtė bėrė njė diktatori", ka thėnė pėr axhėn e tij Kim Jong-Un. "Kjo ishte mes tij dhe gjyshi im”.

Gjatė intervistės jepet njė xhirim me pėrshkrimin se viti 1995 ishte i rėndė pėr Korenė e Veriut, kur zija e bukės i kaplon miliona njerėz.

"Kur rritesha nė Korenė e Veriut nuk e dija se ēka po ndodhė atje. Gjithmonė kam ėndėrruar se do tė kthehem njė ditė atje dhe t’i bėjė gjėrat mė tė mira e mė tė lehta pėr njerėzit”, tha ai.

Kim gjithashtu tha se kur ai do tė diplomohet, planifikon qė tė angazhohet nė punė bamirėsie nė mėnyrė qė tė "ndėrtojė paqen nė botė."

Nė intervistė ai foli edhe pėr ėndrrėn e tij tė bashkimit tė dy Koreve.

"Kam shokė tė Koresė sė Jugut. Nė fillim ishte e ēuditshme, por pak e nga pak kemi filluar ta kuptojmė njėri-tjetrin”, tha ai. “Njohja mė ēoi nė pėrfundimin se unė do tė marrė pikėpamjet e tė dyja palėve, se do tė vlerėsojė se ēka ėshtė mirė e ēka keq dhe se atėherė do tė marrė vendime”.

17-vjeēari Kim Han Sol i ka dhėnė intervistė zyrtares sė lartė tė OKB-sė dhe raportueses speciale pėr tė drejtat e njeriut nė Bosnje dhe Hercegovinė, Elisabeth Rehn.

Ende nuk ėshtė e qartė se si ka pranuar ai ta japė kėtė intervistė. Herėn e parė ai tėrhoqi vėmendjen kur nė tetor 2011, fotografitė dhe komentet nga profili i tij nė Facebook transmetohen nga mediat e Koresė sė Jugut. Profili i tij menjėherė ėshtė bllokuar, ndėrsa ėshtė cekur se ai shkollohet nė Mostar, nė United World College.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus