Felix thyen çdo rekord

Bota

Felix thyen çdo rekord

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 22:33

Sportisti ekstrem, Felix Baumgartner është hedhur nga stratosfera, saktësisht nga 39 mijë e 68 metra, edhe pse ishte planifikuar që ai të hidhet nga 36 mijë e 576 metra.
43 vjeçari i janë dashur disa minuta që të përgatitet psikikisht derisa ka qëndruar në derën e kapsulës, ku më pas është hedhur.

Baumgartner e ka shpërthyer murin e zërit vetëm pas 32 sekondave, derisa shpejtësinë më të madhe e ka arritur 1 mijë e 173 kilometra në orë. E tërë hedhja ka zgjatur rreth 10 minuta.

Baumgartner e ka thyer rekordin e vendosur në vitin 1960 nga koloneli i forcave ajrore amerikane Joseph Kitting, i cili ishte hedhur nga 31 mijë metra.

Austriaku Baumgartner shkroi një faqe të re të historisë. Rekordin ai e arriti në New Mexiko të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat