Lituani, majtistët pretendojnë të kenë fituar shumicën

Bota

Lituani, majtistët pretendojnë të kenë fituar shumicën

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 22:28

Partia opozitare Socialdemokrate shpalli sonte fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare në Lituani, duke shtuar se ka mjaft vota për të formuar koalicionin pasgjedhor dhe të zëvendësojë qeverinë e deritashme konservatore.

Ndonëse sot është mbajtur vetëm gjysma e zgjedhjeve, sepse pjesa tjetër do të mbahet pas dy javëve, rezultatet e para vërtetojnë parashikimet se kryeministri Andrius Kubilius do të humbë shumicën parlamentare.

Rezultatet zyrtare nuk do të shpallen deri nesër, por sipas rezultateve jo zyrtare, Partia Punëtore ka fituar 19.8 për qind të votave, kurse partia Socialdemokrate dy për qind më pak. Partia e kryeministrit Kubilius ndërkaq ka fituar 16.7 për qind të votave.

Sot janë zgjedhur 70 deputetë sipas sistemit proporcional, kurse edhe 71 deputetë të tjerë do të zgjidhen sipas sistemit shumicë pas dy javësh. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 17 parti politike dhe një numër edhe më i madh i kandidatëve të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat