Fitore e partive në pushtet në Malin e Zi - Bota Sot
Fitore e partive në pushtet në Malin e Zi

Bota

E martë, 30 gusht 2016

Fitore e partive në pushtet në Malin e Zi

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 22:22

Qytetarët e Malit të Zi sot votuan në zgjedhjet parlamentare. Sipas informatave të fundit nga ora 21:33 minuta, në zgjedhjet e sotme kanë dalë 70.3 për qind e njerëzve me të drejtë vote, që mund të konsiderohet dalje mjaft e lartë.

Sipas 56.3 për qind të votave të numëruara, përqindjen më të lartë të votave e ka fituar koalicioni Mali i Zi Evropian i partisë në pushtet, me 45-46 për qind.

Pas kësaj, numër më të madh të votave ka fituar Fronit demokratik, pastaj Partia Socialiste Popullore (SNP, dikur krah i djathë i Sllobodan Millosheviqit në Malin e Zi) me 11 për qind dhe Mali i Zi Pozitiv me 8.3 për qind të votave, transmeton edicioni online i gazetës qendrore malaziase Vijesti.

Partitë e shqiptarëve u paraqitën të ndara dhe sipas rezultateve të deritashme, Forca ka fituar 1.6 për qind të votave, Koalicioni Shqiptar 1.3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 1.0, Aleanca e të Rinjve Shqiptarë 0.2 për qind.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test