Zjarr në aeroplan në aeroportin e Antalyas

Bota

Zjarr në aeroplan në aeroportin e Antalyas

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 21:40

Në kokën e aeroplanit të kompanisë Corendon Airlines, në aeroportin e Antalyas, derisa priste për tu ngjitur në ajër, shpërtheu një zjarr dhe me këtë rast u plagosën 28 persona, por nuk pati viktima me fatalitet. Gjatë evakuimit u plagosën më rëndë tre persona kurse edhe 25 të tjerë përfunduan në spital për shkak të helmimit me tym, por shumica e tyre u lëshuan për trajtim shtëpiak, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadollya.

Ky aeroplan i udhëtarëve është dashur të fluturojë për në Norvegji, dhe si u paralajmërua, udhëtarë të cilët nuk do të mbahen për trajtim në spital nesër do të fluturojnë për në Norvegji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat