Berluskoni: Nuk do të kandidoj në zgjedhje

Bota

Berluskoni: Nuk do të kandidoj në zgjedhje

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:43

Silvio Berluskoni bën një hap pas. I zgjedhur 3 herë shef i ekzekutivit italian, 76 vjeçari ndryshon të ardhmen e tij politike dhe deklaron se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo për të bashkuar qendrën e djathtë dhe për të mos lejuar që qendra e majtë të fitojë në këto zgjedhje.

“Nëse të moderuarit do të bashkohen do të përbëjnë mazhorancën e vendit dhe mund të marrin pushtetin, nëse marrin pjesë në këto zgjedhje të ndarë, atëherë mazhoranca do t’i përkasë së majtës”

“Apeli im i drejtohet të gjithë të moderuarve që përfaqësojnë mazhorancën e italianëve”, tha Berluskoni.
Një lajm i mirë ky për kundërshtarët e kavalierit. “Nuk është kurrë vonë për të shpëtuar Italinë, ka komentur lideri i partisë “Italia e vlerave” Antonio di Pietro. “Moskandidimi është gjeja e parë e mirë dhe pozitive që bën Berluskoni. Tani duhet të ndërtojmë vendin tonë”.
Populli i lirisë prej sot do të tentojë të formojë një koalicion që mund të sfidojë qendrën e majtë, ndërsa ish aleatët Kasini dhe Fini, qëndrojne të ftohtë para hipotezave për një aleancë dhe nuk i besojnë fjalëve të Berluskonit.
Por partia është ndarë mes atyre që mbështesin Berluskonin dhe të tjerëve që janë në favor të Montit e që kërkojnë të krijojnë një forcë europiane të qendrës së djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat