Bota

Gratė boshnjake ankohen nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejta tė Njeriut

Bota Sot | 09.10.2012 19:58
Gratė boshnjake ankohen nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejta tė Njeriut

Kryetarja e Asociacionit tė Grave tė Srebrenicės, Munira Subasiq, pastaj kryetarja e Asociacionit tė Grave tė Podrinjes dhe Bratunacit, Suhra Sinanoviq, si dhe Axel Hagedorn, avokati qė po i pėrfaqėson familjet e viktimave tė luftės nė Bosnjė, kanė folur sot nė Srebrenicė, respektivisht nė Amsterdam, lidhur me ankesėn e tyre nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejta tė Njeriut.

Ankesa e tyre kėrkon qė tė hidhet poshtė njė vendim i Gjykatės Supreme tė Holandės, i cili thotė se Kombet e Bashkuara nuk mund tė ndiqen penalisht pėr shkak tė dėshtimit nė parandalimin e gjenocidit kundėr myslimanėve boshnjakė nė Srebrenicė nė vitin 1995.

“Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, jo vetėm pėr ne qė kemi mbijetuar dhe pėr ata qė janė vrarė, por pėr fėmijėt tanė qė do tė qėndrojnė kėtu pas nesh. Ėshtė me rėndėsi qė drejtėsia tė fitojė. Krimet dhe gjenocidi kanė ndodhur nė vitin 1995 nėn mbikqyrjen e Kombeve tė Bashkuara dhe para syve tė botės”, ka thėnė Subasiq.

Nga ana tjetėr, avokati Hagedorn tha se shteti holandez, pėrmes vendimit tė Gjykatės Supreme, ka shkelur tė drejtat e njeriut dhe pėr kėtė arsye ata kanė vendosur qė t’i drejtohen Gjykatės Evropiane, e cila do tė vendosė lidhur me kėtė rast.

“Ne mendojmė se nė kėtė rast janė shkelur tė drejtat e njeriut sepse nuk duhet tė ketė asnjė organizatė nė kėtė botė qė ėshtė mbi ligjin dhe dhe qė nuk ėshtė nėn shqyrtimin gjyqėsor”, ka thėnė avokati Hagedorn.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus