Fitues të Nobelit në Fizikë një amerikan dhe një francez

Bota

Fitues të Nobelit në Fizikë një amerikan dhe një francez

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:27

Fitues të Çmimit Nobel në Fizikë janë amerikani David Wineland dhe francezi Serge Haroche. Ata u shpallën sot në Stokholm të Suedisë. Të dy fizikanët e morën çmimin për kërkimet e tyre në fizikën kuantike, në veçanti në optikën kuantike, që merret me kapjen dhe manipulimin e grimzave të dritës.

Të dy fituesit e çmimit kishin punuar në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri në fushën e fizikës kuantike. Haroche është profesor në Kolegjin e Francës, ndërsa Wineland është profesor në Universitetin Boulder të Kolorados. Nesër shpallen fituesit e Nobelit në kimi, të enjten në letërsi dhe të premten shpallet çmimi prestigjioz i paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat