Ligjvënësit francezë votuan Traktatin Fiskal Evropian

Bota

Ligjvënësit francezë votuan Traktatin Fiskal Evropian

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:25

Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se Franca tani do të mund të kontribuojë më shumë në kthimin e pasurive të sulmuara, pas votimit të Asamblesë Kombëtare për ratifikimin e Traktatit Fiskal Evropian, që do të imponojë gjoba më të rrepta për shtetet që kanë tejkaluar shpenzimet.

Shtëpia e Ulët e Parlamentit tërhoqi mbështetjen e partive politike të djathta dhe të qendrës, megjithëse presidenti socialist insistonte se aleatët e tij të majtë kanë mbledhur mjaft vota për ta mundur shumicën.

“Kjo shumicë e mjafueshme do t’i japë Francës mundësinë që t’i dëgjohet edhe më shumë zëri. Me fjalë të tjera, kjo do të na mundësojë që të ecim përpara në drejtimin e ri të Evropës, të cilit i jam përkushtuar që nga zgjedhja ime në pranverë”, ka thënë Hollande para gazetarëve, pas takimit me kancelarin austriak, Werner Faymann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat