Cameron kërcënon BE-në me veto

Bota

Cameron kërcënon BE-në me veto

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 18:01

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se është i gatshëm të pengojë bisedimet e muajit të ardhshëm për buxhetin, nëse udhëheqësit e Bashkimit Evropian refuzojnë të shkurtojnë shpenzimet.

“Nëse duhet thënë 'Jo' ndaj një marreveshjeje, e cila nuk është e drejtë për Britaninë, unë do të them 'Jo'”, ka thënë Cameron për gazetën londineze “The Sunday Telegraph”.

Gjatë vitit të kaluar, Cameron ka përdorur veton në Marrëveshjen për koordinimin e politikave buxhetore dhe për të ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat