Turqia i konsideron deklaratat e Sirisë si kërkim falje

Bota

Turqia i konsideron deklaratat e Sirisë si kërkim falje

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:11

Deklaratat e keqardhjes dhe të pendimit të Sirisë për bombardimet e djeshme në tokën turke, shteti i Turqisë i pranon si kërkim falje, njofton agjencia e lajmeve, Anatolian.

Udhëheqësia e Sirisë ka shprehur keqardhje përmes Kombeve të Bashkuara, citon Anatolian zv/kryeministrin e Turqisë, Besir Atalay.

Mesazhi sirian siguron që “një incident i tillë nuk do të ndodhë më”.

Sipas zv.kryeministrit turk deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkim falje zyrtare nga shteti i Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat