Bota

Rusi: Mohohet pėrzierja nė kontrabandimin nga SHBA

Bota Sot | 04.10.2012 11:55
Rusi: Mohohet përzierja në kontrabandimin nga SHBA

Rusia thorė se agjencitė e saja tė spiunimit nuk ishin tė involvuara nė njė rrjet tė dyshuar pėr eksport ilegal tė komponenteve tė teknikės digjitale nga Shtetet e Bashkuara nė Rusi, qė potencialisht mund tė pėrdoren pėr gjėra ushtarake.

Prokurorėt federalė nė Qytetin Nju Jork, mbrėmė i kanė akuzuar 11 pjesėmarrės tė dyshuar nė rrjet.

Zėvendėsministri i jashtėm rus, Sergei Ryabkov, tha se akuzat ishin “tė natyrės kriminale dhe nuk kanė tė bėjnė asgjė me punėn e shėrbimeve sekrete”.

Dyshohet se pjesėt mikroelektronike tė eksportuara nė Rusi, janė subjekt i kontrollit tė qeverisė amerikane pėr shkak se potencialisht mund tė pėrdoren nė radarėt ushtarakė, sistemet e vėzhgimit dhe nė aktivizuesit e shpėrthimeve.

Prokurorėt kanė thėnė se nė mesin e tė dyshuarve gjendet edhe personi kazak me pasaportė ruse dhe amerikane, Alexander Fishenko.

Atė e kanė pėrshkruar si njė agjent rus i paregjistruar.

Tetė prej 11 tė dyshuarve, pėrfshirė Fishenkon, tashmė janė arrestuar.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus