Rassoul: Afganistani synon paqe me talibanët

Bota

Rassoul: Afganistani synon paqe me talibanët

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 08:35

Ministri i jashtëm i Afganistanit, Zalmai Rassoul, tha se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes me talibanët, për t’i përfunduar dekadat e dhunës.

Ministri Rassoul, këto komente i bëri mbrëmë në Uashington, derisa takohej me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, për të biseduar lidhur me implementimin e Marrëveshjes strategjike të Partneritetit ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Zonja Clinton theksoi se numri i trupave amerikane, që janë vrarë në Afganistan, ka arritur në 2 mijë, prej fillimit të luftës, para më tepër se 10 vitesh.

Ajo ka premtuar vazhdimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të ardhmen e Afganistanit, edhe pas tërheqjes së forcave luftarake të jashtme nga ky vend, në fund të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat