Ban i bën thirrje Turqisë që t’i ulë tensionet me Sirinë

Bota

Ban i bën thirrje Turqisë që t’i ulë tensionet me Sirinë

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 20:12

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka kërkuar nga Turqia që t’i mbajë të gjitha kanalet e komunikimit hapur me Sirinë, në mënyrë që të shmangen tensionet në rritje ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje, pas shpërthimit të një predhe të lëshuar nga Siria në tokën turke, e cila la të vrarë të paktën pesë persona.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu e njoftoi Banin për incidentin nëpërmjet një thirrje telefonike gjatë ditës së sotme.

Davutoglu gjithashtu ka folur edhe me ndërmjetsuesin sirian, Lakhdar Braimi, lidhur me këtë incident.

“Ban ka inkurajuar ministrin që t’i mbajë të gjitha kanalet e hapura me autoritetet siriane, duke u nisur nga pikëpamja e shmangies së tensioneve, si pasojë e incidentit”, ka thënë zëdhënësi i Ban, Martin Nesirky.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat