Roma e paralizuar nga grevat

Bota

Roma e paralizuar nga grevat

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:28

Një grevë 24-orëshe në Romë i la pasagjerët në radhë të gjata për taksi në rrugët e kryeqytetit italian. Punonjësit e transportit publik pezulluan punën për një ditë duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj pagave aktuale dhe kushteve të punës.

Autobusët, tramvajet e metrotë nuk lëvizën nëpër kryeqytet, ku për banorët u ofruan vetëm disa shërbime të vogla alternative.

“24 orë grevë, është pak si shumë. Është një kohë e gjatë që krijon mjaft telashe”, tha një qytetar.

“Nuk dija gjë për këtë grevë dhe pata shumë probleme, sepse nuk ia kisha idenë fare çfarë po ndodhte”, thotë një tjetër.

Shumë nga turistët që vizitonin qytetin e përjetshëm, e patën të vështirë të ndalonin në vendet më të famshme të tij.

“Për ne problemi është edhe më i madh sesa për vendasit, sepse nuk e njohim qytetin, nuk e dimë si funksionojnë gjërat këtu”, tha një turist.

Punonjësit e transportit kanë organizuar disa greva, që kur qeveria zbatoi masat e ashpra për të përballuar krizën financiare. Sindikatat janë zotuar te vazhdojne organizimin e aksioneve te tilla dhe mitingjeve të protestës ndaj planeve aspak popullore, por tëe domosdoshme sipas kryeministrit Mario Monti.

Monti po përpiqet të kryejë ndryshime të rëndësishme në sistemin ekonomik të Italisë, për ta shpëtuar vendin nga përkeqësimi i krizës. Masat megjithatë kanë cënuar ndjeshëm shpenzimet familjare të italianëve, kanë thelluar recesionin e kanë shtuar pakënaqësinë në popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat