Anëtarja e “Pussy Riot” angazhon avokatë të rinj

Bota

Anëtarja e “Pussy Riot” angazhon avokatë të rinj

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:15

Gjykata e qytetit të Moskës bën të ditur se Yekaterina Samutsevich, një nga tri anëtaret e grupit të pankut, “Pussy Riot”, ka angazhuar avokatë të rinj.

Sipas një deklarate të lëshuar gjatë ditës, avokatët Farid Murtazin dhe Irina Khrunova do ta përfaqësojnë Samutsevich.

Në muajin gusht, Samutsevich dhe dy anëtaret e tjera të “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, u dënuan me nga dy vjet burgim nën akuzat për “huliganizëm dhe nxitje të urrejtjes fetare”, pas protestës së tyre kundër presidentit Vladimir Putin në Katedralen Ortodokse në Moskë.

Të hënën gjykatësi kishte shtyrë një seancë dëgjimore për datën 10 tetor, pasi Samutsevich kishte thënë se i kishte pushuar nga puna avokatët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat