Republikani Romney i kthehet çështjes së ekonomisë

Bota

Republikani Romney i kthehet çështjes së ekonomisë

Më: 17 shtator 2012 Në ora: 21:25

Kandidati republikan për president Mitt Romney po e fokuson përsëri këtë javë fushatën e tij tek ekonomia dhe çështje të tjera të brendshme. Sot ai mban një fjalim për imigracionin, në një takim të Dhomës Hispanike të Tregtisë në Los Anxhelos.

Ai pritet t’u thotë pjesëmarrësve se në zgjidhet në nëntor, ai do të punojë me Kongresin për miratimin e ligjeve të drejta dhe të zbatueshme të imigracionit. Zoti Romney po ashtu pritet ta akuzojë sot presidentin Obama se ka dështuar në realizimin e një premtimi të ngjashëm për imigracionin që ai bëri në fushatën e tij të vitit 2008.

Zoti Romney synon të sigurojë mbështetje mes një grupi votuesish, që mbështesin Presidentin.

Nga ana e tij, Presidenti Obama pritet të njoftojë se administrata e tij do të bëjë një ankesë zyrtare kundër Kinës për tregtinë, lidhur me subvencionet qeveritare për industrinë së automobilëve. Në shtetin e Ohios ndodhet baza e industrisë së prodhimit të makinave, ku shumë fajësojnë Kinën për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet aktualisht kjo industri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat