Inteligjenca britanike: Dronët janë të rëndësishëm, por të dyja palët po i humbasin me një shkallë të lartë

Bota

Inteligjenca britanike: Dronët janë të rëndësishëm, por të dyja palët po i humbasin me një shkallë të lartë

Nga: A.SH Më: 21 maj 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.

Ai thotë se dronët "po luajnë një rol kryesor për të dyja palët, megjithëse ata kanë pësuar një shkallë të lartë të prishjes".

Rusia është përpjekur të zbatojë konceptin e "Sulmit të Zbulimit" që përdori në Siri - kjo përdor dronët për të identifikuar objektivat që do të goditen nga avionë luftarakë ose artileri, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Avionët rusë me ekuipazh po shmangin kryesisht misionet mbi Ukrainë - me gjasë për shkak të kërcënimit nga sistemet e paprekura të raketave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Por nëse vazhdojnë të humbasin dronët, aftësia e tyre e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit do të "degradohet më tej".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat