Mount Everest: Koronavirusi arrin edhe në majën më të lartë në botë

Bota

Mount Everest: Koronavirusi arrin edhe në majën më të lartë në botë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 01:10
Mount Everest

Të paktën një alpinist në malin Everest ka dalë pozitiv me Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët pas një viti mbylljeje.

Alpinisti Norvegjez Erlend Ness ishte izoluar në spital për tetë net për shkak të virusit, tha ai për BBC.

Përhapja e koronavirusit është një goditje e rëndë për Nepalin, i cili mbështetet shumë tek të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.

Alpinisti nuk është i sigurtë se ku mund të jetë infektuar, por ngriti mundësinë se mund ta ketë marrë virusin në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.

Ai shtoi se ai mund të kishte “bërë më shumë” për të mbrojtur veten e tij, të tilla si të qenit më i zellshëm me larjen e duarve, dhe të mbante një maskë gjithë ditën.

“Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim,” kujton Z. Ness, i cili ishte ndjerë i sëmurë për rreth gjashtë ditë në male përpara se të evakuohej më 15 prill me helikopter.

Qindra alpinistë të huaj pritet të provojnë ngjitjen këtë sezon pranveror, i cili filloi në prill, pasi shpatet u mbyllën për shkak të pandemisë.

Përveç të ardhurave më të gjera nga turizmi, Nepali fiton 4 milion dollarë duke lëshuar leje ngjitjeje Everest çdo vit, sipas Kathmandu Post.

Të gjithë udhëtarët që do të hynë në Nepal duhet të paraqesin një raport negative të Covid-19, të marrë brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre i parë, sipas Departamentit të Imigracionit të Nepalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat