Përshkallëzohen tensionet, demostruesit në tenda përpara parlamentit armen

Bota

Përshkallëzohen tensionet, demostruesit në tenda përpara parlamentit armen

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 26 shkurt, qindra mbështetës të opozitës qëndruan në çadra jashtë parlamentit të Armenisë. Ata kërkonin dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikoll Pachinian-it, për shkak të keqmenaxhimit të lufës me Azerbajxhanin, vitin e kaluar.

Më 25 shkurt, Armenia u fut në një krizë të re politike. Rikujtojmë se kryeministri armen sfidoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen. Ai akuzoi ushtrinë për një përpjekje grusht shteti dhe mblodhi rreth 20 mijë mbështetës në kryeqyte, në Jerevan.

Opozita mblodhi rreth 10 mijë mbështetës. Ata u  vendosën në cadra jashtë parlamentit, duke ngritur barrikada. Mbështetësit e opozitës u zotuan të zhvillonin demonstrata gjatë gjithë ditës.

Mëngjesin e 26 shkurtit, mbështetësit e opozitës bllokuan rrugët pranë godinës parlamentit. Një udhëheqës i partisë opozitare Dashnaktsutyun, Gegham Manukyan-i, u tha gazetarëve se partitë e opozitës do të flisnin vetëm me Pachinian-in për “dorëheqjen e tij”.

Pashiani tha se ishte  i gatshëm të fillonte bisedimet me opozitën për të zbutur tensionet. Ai tha se do të arrestonte i të arrestojë çdo kundërshtar nëse ata do të shkelin ligjin.

Kryeministri armen është përballur me kritika të ashpra, pasi  nënshkroi një pakt armëpushimi me Azerbajxhanin. Ky akt armëpushimin njeh territorin e pushtuar nga forcat armene. Marrëveshja i dha fund një lufte gjashtë javore mbi territorin e Nago-Karabakut. Sjellim në vëmendje se mosmarrëveshja me Azerbajxhanin për territorin vijonte prej dekadash.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani çliroi disa qytete, rreth 300 vendbanime dhe fshatra. Ndërkohë pas luftimeve të ashpra armenët po dorëzojnë territore të tjera. Kjo marrëveshje po monitorohet nga Rusia dhe Turqia.

Për shumë armenë marrëveshja u pa si një poshtërim kombëtar. Edhe pse Pachinian-i kishte deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të pranonte ose të shihte forcat armene  të pësonin humbje edhe më të mëdha. Ushtria e Armenisë ka mbështetur Pashinian-in për muaj me radhë, por më 25 shkurt, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë iu bashkua thirrjeve për të hequr dorë. Ata deklaruan se Pashinian-i dhe kabineti i tij nuk ishin në gjendje të merrnin vendimet e duhura.

Pashiani iu kundërpërgjigj duke akuzuar se po kryhej një “përpjekje për grusht shteti ushtarak“. Ai urdhëroi pushimin nga puna të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Onik Gasparyan. Sidoqoftë, Gasparyan-i është ende në pushtet edhe pse kryeministri armen u përpoq ta shkarkonte atë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ushtarak refuzoi të takonte Pachinian-in dhe ministrat e qeverisë së tij. Më 26 shkurt, ai deklaronte në Twitter se kërkesat e tyre nuk kishi ndryshuar dhe se situata mund të përkeqësohej. 

Presidenti i Armenisë, roli i të cilit është kryesisht simbolik, tha se po ndërmerrte hapa urgjentë për të zbutur krizën. Ndërkohë që Kisha Apostolike e Armenisë u bëri thirrje të gjitha palëve të zhvillonin bisedime “për hir të popullit dhe të atdheut “.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha më 26 shkurt, se Ankaraja kundërshton të gjitha llojet e përpjekjeve të grushtit të shtetit.

Ndërkohë që, presidenti i Rusisë,  Vladimir Putin zhvilloi një bisëdë me Pachinian-in. Zëdhënësi i Kremlinit tha se Putin-i “u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbahen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat