Chris Christie do të mbështes republikanin Mitt Romney për President

Bota

Chris Christie do të mbështes republikanin Mitt Romney për President

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 13 tetor 2011 Në ora: 20:41

(Bota sot) - "Gjërat janë në kërkim për "Stromin Mormon", thuhet sipas raporteve të ndryshme, që sot komenton gjatë shtypi amerikan teksa nënvizon se Guvernatori i New Jersey Chris Christie, duket se e ka "bërë zgjedhjen e tij" se në ditët e ardhshme, ai do të miratojë ofertën presidenciale të kandidatit brenda partiak Mitt Romney në mbeshtje për zgjedhjet e 2012 .
Shtypi amerikan thotë sot se edhe 3 donatorët më të fuqishëm multi miliarder të Partisë Republikane Amerikane GOP, në një takim që u mbajtë mbrëmë, dhe shumë i kufizuar për median, në "The Ronald W. Reagan Presidential Library & Museum" në Simi Valley, California, kan gjetur kohë të mjaftueshme për të bindur Christ Christie, për të mbështetur edhe ai kandidatin partiak Mitt Romy.
Sipas raporteve thuhet se edhe vet donatorët republikan u angazhuan se do t'u bëjnë thirrje më të pasurve Republikan që të "nxjerrin nga portofoli" i tyre milionat e fushatës, në mënyrë që ata mund të kenë mundësi për të bërë me porosi "piktururën" e Presidentit të ardhshëm në zgjedhjet presidenciale 2012, që kësaj rradhe të jetë nga Partia Republikane.
Një ndihmës i kandidatit republikan Mit Romney, tregon për revistën politike National Review se të dy palët kanë, "folur "nën - rrogoz" që nga pranvera," dhe se këtë fundjavë ata kanë folur krejtësisht "pa dorashka" për këtë qëllim, deri sa në librarinë "The Ronald W. Reagan Presidential Library & Museum" në Simi Valley, California, ata kan arritur dhe "marrveshjen" e "fshehtë"

"Mitt dhe gruaja e tij Ann kishte shfrytëzuar një shans të mirë, dje që të kalonin pak kohë në një takim "krejtësisht privat", larg syve të njerëzve dhe kamerave, me Governatorin e New Jersey Christ Christie dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre në New Jersey," tha ai
Governatori i zëshëm i New Jersey-t, i konsideruar një ndër kryeqeveritarët më të sukseshëm në historinë e shetiti federal të New Jersey, Christ Christie, u tha gazetarve të nesrmen se në atë takim Mitt Romy ai e ka pranuar "ofertën Mitt Romy". Por, nuk saktësoi në detaje se çfarë është arritur të merren "veshë" ata me njeritjetrin.
Një burim anonim shkruan sot për Los Angelos Times, se në momentin që Christ Christie erdhi pas Mitt Romney, mundi të hyjë në një lojë të kartës "Super Mario", dhe Christie me "shumë mirësjellje" mund t'i jap atij tek e fundit një Hi-C, siç e quan shtypi këtu.
Gazetat thonë se ky miratim do të bëjë më të lehtë për fushatën e Mitt Romy krijimin e një mase të madhe njerëzish në tubime, tani mendohet se do të mblidhen rreth tij gjatë kësaj fushate të gjatë dhe të fortë Disa burime të afërta me shtypin më prestigjozë në SHBA, shkruajn sot se :"Ajo çfarë mund të nënshkruajnë këto ditë zyrtarishtë në një marrëveshje "pa dorashka" është se " në qoftë se Mitt Romy i ka ofruar Christ Christie postin e si Zvendes President, Christie, do të nisi shumë shpejt punën me fushatën e tij,
Burime të tjera thanë se ai ka mundësi që së shpejti të mbajë një konfrencë shtypi ekskluzive për të treguar të vërteten dhe qëllimin e këtij takimi.
Në kohën që në kampin republikan pati ngjarje të tilla të bujshme, Presidenti Barack Obama, që e ka nisur fushatën e tij për një mandat të dytë, nuk mundi të japë komentet e tij për takimin në librarinë "The Ronald W. Reagan Presidential Library & Museum" në Simi Valley, California, dhe "marrveshjen" e pa zyrtarizuar deri tani, të Guvernatorit të New Jersey Christ Christie dhe kandidatit Republikan Mitt Romy, për shkak se Presidenti ishte i zënë me punë të tjera në Zyrën Ovale, shkruajn gazetat amerikane
.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat