Mbi 2.7 milionë persona të shëruar nga Covid-19 në botë

Bota

Mbi 2.7 milionë persona të shëruar nga Covid-19 në botë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:27
Foto Ilustrim

Më shumë se 6 440 940 raste infektimi dhe 382 016 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 2 768 700 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 753 vdekje të reja dhe 120 242 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 262   SHBA me 1 052 dhe Meksika me 470.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 021 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 314 të shëruar. 1 rast infektimi u regjistrua midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 841 471 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 106 696 vdekje dhe 463 868 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 39 728 vdekje për 279 856 raste, Italia me 33 601 vdekje për 233 836 raste Brazili me 31 199 vdekje për 555 383 raste dhe Franca me 29 021 të vdekur për 188 674 raste.

Europa – 2 201 170 raste (180 875 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 933 881 raste (114 154 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 104 571 raste (55 010 viktima).

Azia – 598 331 raste (17 391 viktima).

Lindja e Mesme – 434 110 raste (9 900 viktima).

Afrika – 160 282 raste (4 555 viktima).

Oqeania – 8 599 raste (131 viktima).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat