Vazhdon kriza e zjarreve në Australi, 140 janë ende aktive

Bota

Vazhdon kriza e zjarreve në Australi, 140 janë ende aktive

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Autoritetet australiane kanë thënë se dhjetëra zjarre në natyrë, përfshirë një zjarr shumë të madh, nuk do të mund të shuhen për javë të tëra.

Deri të shtunën në mbrëmje, më shumë se 100 zjarre ishin aktive në rajonin NeW South Wales, ndërsa 18 prej tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shtëpitë e banorëve. Më shumë se 40 zjarre të tjera janë aktive në rajonin Queensland.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se një mijë shtëpi janë djegur në rajonet New South Wales dhe Queensland prej fillimit të sezonit të zjarreve në shtetin e Hemisferës Jugore.

Qindra zjarrfikës vullnetarë, të cilët po përballen me flakët për javë të tëra, po përpiqen t’i vënë nën kontroll zjarret, ndonëse meteorologët kanë parashikuar që temperatura të martën e ardhshme të shkojë në 40 gradë.

Byroja e Meteorologjisë parashikoi një javë të rëndë në vijim për shkak të erërave të forta, temperaturës së lartë dhe mungesës së reshjeve të shiut. Gjendja e zjarreve po përkeqësohet nga thatësia që është paraqitur para një muaji.

Meteorologët kanë parashikuar që temperatura në Sydney të shkojë në 43 gradë, 44 në rajonin Hunter dhe 43 Colbar, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat