Australia arreston irakianin e akuzuar për vdekjen e 350 azilkërkuesve

Bota

Australia arreston irakianin e akuzuar për vdekjen e 350 azilkërkuesve

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:00
Australi

Policia federale e Australisë njoftoi të shtunën se e ka arrestuar një burrë 43 vjeç nga Iraku për shkak të dyshimeve se e ka organizuar trafikimin e njerëzve dhe shkaktimin e më shumë se 350 viktimave kur një barkë ishte përmbytur në vitin 2001.

Burri i dyshuar u arrestua dhe u ndalua në aeroportin e Brisbane-t në orët e vona të ditës së premte pas ekstradimit të tij nga Zelanda e Re. Ai është akuzuar për organizim të trafikimit të grupeve të të huajve drejt Australisë, njoftoi policia përmes një deklarate.

Nëse shpallet fajtor, irakiani mund të dënohet maksimalisht me dhjetë vjet burgim.

Policia dyshon se ky person ka qenë pjesë e një grupi që është marrë me trafikimin e njerëzve kryesisht nga Iraku dhe Afganistani në Australi. Ai është personi i tretë që përballet me të njëjtat akuza në këtë rast.

Një komisioner i policisë tha: “Të mos e harrojmë faktin se më shumë se 350 njerëz vdiqën në këtë tragjedi. Ata meritojnë drejtësi dhe ne mbesim të përkushtuar që t’i ndalojmë ata që përfitojnë nga ky lloj tregtie”, shkruan “Independent".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat