Trump: Nuk kemi nevojë për Kinën

Bota

Trump: Nuk kemi nevojë për Kinën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:24
Donald Trump

Vendi ynë ka humbur më kotë miliarda dollarë me Kinën për shumë vite, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan Donald Trump.

“Na kanë vjedhur pronën intelektuale. Nuk do të lejoj që kjo të vazhdojë. Nuk kemi nevojë për Kinën”, vazhdon ai.

“Do t’i përgjigjem taksave të Kinës në mesditë”, thekson Trump në këtë mesazh në përgjigje të masave doganore të marra nga Pekini kundrejt produkteve amerikane.

Kina njoftoi sot rivendosjen e tarifave doganore mbi 75 miliardë dollarë të importeve që vijnë nga SHBA-ja, në dy kohë, më 1 shtator dhe më 15 dhjetor, si kundërpërgjigje e taksave doganore shtesë që parashikon të vendosë në të ardhmen Uashingtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat