Kryetari i Parlamentit drejton seancën, ndërsa përkund foshnjën në krah

Bota

Kryetari i Parlamentit drejton seancën, ndërsa përkund foshnjën në krah

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:40
Trevor Mallard

Kryetari i Parlamentit të Zelandës së Re është fotografuar, duke përkundur foshnjën e një deputeti homoseksual, ndërsa po drejtonte një seancë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trevor Mallard publikoi fotografinë e vetes në Twitter duke ushqyer djalin e Tamati Coffey.

Vogëlushi erdhi në jetë në korrik përmes një nëne surrogate dhe është djali biologjik i partnerit të Coffey, Tim Smith.

Në një postim në lidhje me lindjen e foshnjës, deputeti Coffey tha se ai dhe partneri i tij ishin “të mahnitur me mrekullinë e jetës” dhe nëna surrogate, një mikeshë e Tim Smith po ia dilte mjaft mirë.

Në një intervistë për ”Newshub”, deputeti tha se ndjente mbështetjen e kolegëve sa herë merrte djalin në parlament.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat