Nëna e gjen djalin 3 vjeç të vdekur në banjë, pasi e la të luante me lodra

Bota

Nëna e gjen djalin 3 vjeç të vdekur në banjë, pasi e la të luante me lodra

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 07:45
Shahrish Idris dhe Aayan

Fëmijët duan kujdes të madh. Mjaftojnë pak sekonda, dhe gjithçka mund të kalojë në fatalitet.

Një djalë 3 vjeç i quajtur Aayan, fatkeqësisht hëngri tre tableta të depresionit të nënës së tij, të cilat i morën edhe jetën.

Kështu, mami- beqare (28 vjeç), Shahrish Idris më vonë pranoi fajin për neglizhencën e fëmijës dhe pastaj u dënua me burg.

Gjykatësi, David Stockdale tha që ajo “nuk e dëmtoi Aayan” dhe “nuk shkaktoi vdekjen e tij”, por që ishte fajtor për “mizori duke e vënë atë në rrezik”.  

“Aayan u gëzua që kishte bërë banjë dhe rreth orës 9:00 ku edhe kishte marrë me vete lojërat Peppa Pig për të luajtuar me to, pataj e kishte kohën për gjumë. Gjatë kësaj kohe unë u ula për pesë ose dhjetë minuta në kuzhinë, zbrita poshtë për të marrë rrobat e tij, dhe të palosja disa të tjera gjithashtu”, ka thënë ajo në gjykatë.

“Kur u ktheva nuk dëgjoja asgjë, me të hyrë në banjë e gjeta të shtrirë. Unë mendoj se ai e kishte të pamundur të përballej me këtë situatë. Kontaktova ndihmën e shpejtë, mjekët ishin në panik”, ka theksuar tutje ajo.

“Ai ishte një djalë i bukur. Ai së fundmi kishte filluar në çerdhe, 15 orë në javë. Ai e pëlqente të shkonte atje. Ai gjithmonë më dëgjonte. Ai ishte thjesht djali i vogël i përsosur”, ka thënë nëna me lot në sy.

Dy patologë që punuan për rastin thanë se nuk mund të përjashtonin mbytjen ose arrestin kardiak. Të dy vunë re se nuk kishte shenja të dëmtimit serioz dhe e etiketuan shkakun e vdekjes si  të rastësishëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat