Përleshje në parlamentin afgan

Bota

Përleshje në parlamentin afgan

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:55
Parlamenti afgan

Parlamenti afgan u gjend në kaos kur deputetët u grindën mbi emërimin e një presidenti të ri në sesionin e parë të asamblesë që nga zgjedhjet e vitit të kaluar.

Biznesmeni Mir Rahman Rahmani kandidoi për postin e presidentit të Parlamentit me 247 vende, por humbi shumicën për një vend, gjë që çoi në konflikt midis mbështetësve të tij, të cilët e shpallën atë fitues dhe kundërshtarëve, të cilët thanë se ai nuk siguroi 124 votat e nevojshme.

Një video në rrjetet sociale tregon përleshjen midis deputetëve, ndërsa shihen se si anëtarët e parlamentit bllokojnë ulësen e presidentit dhe bëjnë thirrje për rivotim.

Rahmani është babai i Adzhmall Rahmanit, një biznesmen i pasur, i cili u bë i njohur si "Adzhmall i blinduar" pasi shiti automjete të shumta antiplumb për elitën e Kabulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat