Bota ka nevojë kaq shumë për pamje të tilla

Fotogaleria

Bota ka nevojë kaq shumë për pamje të tilla

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 15:42

Në një botë ku hapësirën publike e dominojnë lajmet negative, duket se njerëzit janë të etur për gjestet e mirësisë.

Dy atlete u bënë të njohura në mbarë botën pasi ofruan një moment shumë frymëzues në Rio.

Amerikania Abbey D’Agostino dhe Nikki Hamblin nga Zelanda e Re ishin duke garuar në garën e 5 mijë metrave, kur u penguan dhe u rrëzuan.

Por në vend që të frustroheshin se gara olimpike mbaroi, ato ndihmuan njëra-tjetrën që të ngrihen në këmbë.

Të dyja përfunduan garën të fundit, por do jenë në finalen e të premtes për shkak të rrethanave të kësaj gare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat