Rrëfimi i plotë i Artan Hoxhës: Si u ekzekutua informatori im me plumb pas koke

Shqipëria

Rrëfimi i plotë i Artan Hoxhës: Si u ekzekutua informatori im me plumb pas koke

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 22:46
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar sot në studion e “News 24” ka lëshuar një bombë të vërtetë. Duke folur për raportin e fundit të Policisë Italiane lidhur me drogën në Shqipëri, Hoxha ka thënë se informatori i tij për kanabisin është ekzekutuar me plumb pas koke.

Sipas Hoxhës, dy muaj pas një investigimi që ai dhe stafi i tij ka bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, ai është kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën.

Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se vetëm dy muaj pas këtyre kërcënimeve, informatori i cili i ka vënë në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë, ku trupi i tij është hedhur në anë të rrugës.

Vetë Hoxha tha në News 24 se nuk do të japë emra, por do flasë në shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat