Publikohen pamjet nga shpëtimi dhe arrestimi i autorit të pengmarrjes

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet nga shpëtimi dhe arrestimi i autorit të pengmarrjes

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 10:55
Ilustrim

Publikohen pamjet e operacionit te policisë për shpëtimin e te miturës sot ne Durrës qe u mor peng nga kushëriri fqinj. Policia gjithashtu ka nxjerre edhe momentet e arrestimit te autorit, pas gati 5 orësh negociata për ta bindur te dilte nga banesa.
Siç shihet edhe ne video, forcat e RENEA­s kane mundur te shpëtojnë vajzën e mitur duke çare kangjellat e dritares.

Peng të miturën, gaz neutralizues për të kapur autorin pas 5 orë negociatash Mbyllet pas 5 orësh tentativa e policisë për arrestimin e burrit që mori peng një të mitur sot në Durrës.

Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri në orën 12:40 policia e Durrësit ka tentuar të negociojë me shtetasin Arben Kabashi, për të dalë nga banesa ku ishte izoluar, pasi kishte shpëtuar një të mitur që e kishte marrë peng dhe nënën e autorit.

Ngjarja ka ndodhur sot në Kodër Rrashbull të Durrësit, ku 46­vjeçari nuk i bindej policisë për t’u dorëzuar, sepse kishte frikë nga uniformat blu, pasi raportohet se kishte probleme mendore. Por policia pas orëve të gjata të negociatave ka hedhur gaz neutralizues në banesë dhe e ka nxjerrë nga banesa. Arben Kabashi është dërguar në spital për trajtim me psikolog.

Lirohet 11-vjeçarja që mbahej peng nga i sëmuri mendor

Policia e Durrësit ka liruar një vajzë 11-vjeçare e cila mbahej peng nga kushëriri i saj 56-vjeçar me të meta mendore.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Xhafzotaj dhe kanë qenë prindërit ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në besën e 56-vjeçarit dhe ka nxjerrë prej andej të miturën, e cila nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Mësohet se 56-vjeçari nuk është vetëdorëzuar, pasi policia arriti të nxjerrë nga banesa 11-vjeçaren. Ai ndodhet akoma në banesë dhe pritet që në vendngjarje të vijë grupi i negociatorëve të RENEA-s, pasi dyshohet se i dyshuari është i armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat