Kosova mposhtë Missouri Tigers University

Basketboll

Kosova mposhtë Missouri Tigers University

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 13:28
Kosova

Në vazhdën e ndeshjeve me universitetet amerikane gjatë turneut që Kombëtarja jonë po e zhvillon në Itali këtë javë, ajo u përball me skuadrën e Universitetit Missouri Tigers, garuese e suksesshme në NCAA 1. Në këtë ndeshje të fortë, e cila u cilësua me ndërrime të shpeshta të epërsisë dhe lojë të barabartë, Përfaqësuesja jonë fitoi me rezultat 86:80 (24:19, 39:39, 64:63). Edhe këtë lojë selektori Krasniqi e shfrytëzoi për të aktivizuar dymbëdhjetë basketbollistë, dhjetë prej të cilëve u shënuan në listën e koshashënuesve. Më efikasi tek ekipi ynë ishte Dardan Berisha me 24 pikë, i përcjellë nga Justin Doellman me 17 pikë dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë. Ndeshje të fortë dhe angazhim të mirë treguan edhe të gjithë lojtarët tjerë të aktivizuar. Pas dy ditëve pushimi nga ndeshjet zyrtare, Kombëtarja jonë do të përballet me dy ekipe tjera shumë të forta – Kansas State University (16 gusht) dhe ekipit grumbullues të lojtarëve të të universiteteve të ndryshme amerikane - Athletes in Action (17 gusht), i cili për publikun kosovar mund të jetë i njohur nga përballja me përfaqësuesen e Kosovës në Prishtinë, vitin 2011.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat