Luiza Gega: Kisha dhimbje shumë të madhe

Atletika

Luiza Gega: Kisha dhimbje shumë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2016 Në ora: 13:09
Luiza Gega

Luiza Gega, atletja më e mirë e Shqipërisë, nënkampionia e Evropës në disiplinën 3000 metra me pengesa, e pranon se i ka zhgënjyer me paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. “E di që ndoshta edhe shumë prej jush janë zhgënjyer, por me besoni kisha dhimbje shumë të madhe, kur kaloja pengesat sidomos atë të ujit, saqë nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova të bija me të dyja këmbët, thjesht luftova vetëm për mos të lënë garën. Sepse, se kam lënë kurrë gjer me sot dhe sido që të jem s’ka për të ndodh kurrë. Gjithsesi njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për çfarë flas. Për fat të keq duhet t’i mbyll këtu garat për këtë vit apo duhet ti jap kohë këmbës të rikuperohet, sigurisht për t’u kthyer me objektiva tjera. Jam e rrethuar nga njerëz që me mbështesin shumë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ndoshta këtë vit e mbylla vetëm si nënkampione Europe, por aktivitete të tjera me presin. Shumë Faleminderit të gjithëve”, shkruan Gega në facebookun e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat