Duhet ndërruar kahja interesimit

Opinione

Duhet ndërruar kahja interesimit

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 gusht 2016 Në ora: 23:14
Haki Bunjaku

Që të shpëtohet ajo çka mund të shpëtohet, interesimi duhet të ndërrojë kahje. Jo të flitet për Demarkacionin, jo të flitet për MSA-në dhe as për Republikë e FARK dhe për asgjë tjetër në çështjet e Kosovës, por vetëm për Isa Mustafën dhe për Hashim Thaçin; dy fatkeqësitë e Kosovës dhe gjithashtu dy armiq të përbetuar të Kosovës.

Pra, lexues të nderuar, vemendja duhet kthyer nga këta dy matrapazë e tuxharë nate të Kosovës.

Në qoftëse këta dy shkarkohen nga funkcionet; Kosova rehatohet me të gjitha, sepse këta vetë janë kah e stimulojnë rrezikshmërinë me shtetet sllave, që fatkeqësisht që i kemi kojshi.

Ashtu pra pa Isa Mustafën e Hashim Thaçin në pozita tradhtare udhëheqëse: kushinetat e Kosovës bien vetvetiu në vend.

Kështu mësonu që ne armikun e kemi brenda dhe jo në kufi, jo në Demarkacion as te Ura e Ibrit dhe as në Mitrovicën Veriore, por brenda këtu. Po e luftuam armikun në Mitrovicën Veriore,do të thotë e luftuam renegatin-Hashim Thaçi.

Po e luftuem armikun në vijën kufitare që po e quajnë Demarkacion, do të thotë e luftuam-tradhtarin Isa Mustafa.

Pra këta armiq të Kosovës i kemi brenda dhe brenda duhet t`i luftojmë e të mos mundohemi në kufi fare.

Armiku duhet të luftohet, pa kushdo qoftë ai. Edhe, dihet mirëfilli që armiku i brendshëm është disa herë më i dëmshëm e më i rrezikshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat