Williams fitoi turneun prestigjioz

Sporti

Williams fitoi turneun prestigjioz

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 15:06
Serena Williams

Tenistja amerikane, Serena Williams, triumfoi në turneun prestigjioz Wimbledon. Ajo në finale ngadhënjeu me rezultat 2:0 (7:5, 6:3) kundër gjermanes Angelique Kerber. Amerikanes i mjaftuan një orë e 23 minuta për të fituar, ndonëse në setin e parë hasi në rezistencë të fortës të rivales dhe iu desh në tai-brek të triumfoi me 7:5.  Williams iu hakmor gjermanes për finalen e humbur në Australian Open. Për amerikanen 34-vjeçare, e cila kishte dështuar tri herë më parë në këtë turne, ky është trofeu i 22-të në Grand Slam në karrierën e saj, duke barazuar rekordin e Steffie Graff, e cila është tenistja e dytë në historinë e tenisit botëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat