Dëshironi të lindni djalë? Bëni këtë hap para seksit

Life style

Dëshironi të lindni djalë? Bëni këtë hap para seksit

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Disa prindër nuk mendojnë njësoj sikur t’u lindet djalë apo vajzë. E po, nëse bash insistoni që fëmija juaj të jetë mashkull, provojeni këtë truk.
Ekspertët kanë testuar një ilaç në 1.228 femra, të cilat kanë pasur disa abortime spontane, në mënyrë që të verifikojnë a mund t’u ndihmojë ai ilaç që të mbajnë shtatzëninë deri në fund. Mirëpo, ka rezultuar që damat të cilat me ditë të tëra para ngjizjes kanë pirë këto tableta, jo që kanë arritur ta çojnë deri në fund shtatzëninë, por edhe një e treta syresh më shumë kanë lindur fëmijë meshkuj, sesa ato femra të cilat kanë pirë placebo.

Fjala është për mjetin që gjithsesi secili prej nesh e ka në shtëpi të vetën – thartira acetilsalicine, përkatësisht ilaçi, të cilën e njihni me emrin “Aspirinë”, “Andol”, Anbol”, por edhe me shumë emra të tjerë. Nënat e ardhshme kanë marrë doza të vogla thartirës acetilsalicine saktësisht para ovulacionit, në ditën kur do të kishin pasur sukses “kyç” apo atë ditë kur do të kishin pasur ngjizje jashtëtrupore.

Shkencëtarët konstatimet e veta i shpjegojnë, sipas të gjitha gjasave, me faktorët jetësorë siç janë: stresi, ajri i ndotur dhe pirja e duhanit, të cilët shkaktojnë “reduktimin” e bebeve të gjinisë mashkullore, përkatësisht ato kanë më pak gjasa që të mbijetojnë në stomakun e nënës.

Thartira acetilsalicine zvogëlon proceset inflamatore në organizëm, dhe vetvetiu pengon që organizmi të refuzojë frytin, shkruan gazeta “Jorunal Of Clinical Invstigation”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat