Çifti falsifikon foto në malin më të lartë në botë, hetohen nga autoritetet

Ndryshe

Çifti falsifikon foto në malin më të lartë në botë, hetohen nga autoritetet

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 16:08
Fotot e falsifikuara

Një çift indian po hetohet nga autoritetet e Nepalit pas dyshimeve se kanë manipuluar  disa fotografi në Everest që është maja më e lartë në botë.

Dinesh dhe Tarakeshwari Rathod të cilën janë policë në shtetin Indian, akuzohen se kanë përdorur fotografitë e një alpinisti në mënyrë që të fitonin çertifikatën zyrtare të alpinizmit.

Mashtrimi i pretenduar nuk përbën vepër penale në Nepal, megjithatë autoritetet do të pezullojnë çertifikatat e tyre dhe do t’i ndalojnë të drejtën e alpinizmit për së paku 10 vjet.

Tetë alpinistë kanë parqitur ankesa kundër çiftit Rathod, duke u shprehur se mashtrime të tilla zbehin arritjet e atyre alpinistëve që vërtëtë arrijnë majën e botës me një lartësi prej 8848 metrash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat