Biondet janë më inteligjente, studimi i ri hedh poshtë mitin

Life style

Biondet janë më inteligjente, studimi i ri hedh poshtë mitin

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 22:56
Ilustrim

Një stereotip i vështirë për t’u zhdukur, por duket se është shkenca ajo që tashmë ka dalë kundër.

Sipas një studimi të Universiteti Shtetëror të Ohajos janë pikërisht biondet ato që kanë një koeficient më të lartë inteligjence në krahasim me brunet, apo ato me flokë të kuqe.

Studimi i bërë mbi 10 mijë persona ka analizuar të dhëna që prej vitin 1980, tek njerëzit me moshë nga 14 deri në 21 vjeç.

Atyre u është kërkuar që të bëjnë një test të përdorur nga Pentagoni, që përcakton nivelin e inteligjencës të rekrutëve.

Në vitin 1985, përgjatë këtij testi, i është kërkuar të gjithëve që të përcaktojnë ngjyrën e flokëve, e për të eliminuar çdo paragjykim etnik ose racor, studiuesit kanë përjashtuar grupe afro-amerikane dhe hispanike nga analiza e të dhënave.

Rezultatet kanë treguar që gratë bionde, kishin koeficient inteligjence, prej 103,2 krahasuar me 102,7 të atyre me flokë gështenjë, 101,2 ato me flokë të kuq dhe 100,5 me flokë të zinj.

Edhe tek meshkujt rezultatet ishte të njëjta.

Por gjithsesi studiuesit shpjegojnë se nuk është e mundur, që të përcaktohet një lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës tek njerëzit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat