Cameron bën thirrje për unitet pas vrasjes së deputetes Jo Cox

Evropë

Cameron bën thirrje për unitet pas vrasjes së deputetes Jo Cox

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 21:50
David Cameron

Kryeministri konservator britanik, David Cameron u bëri thirrje deputetëve për më tepër unitet pas vrasjes së koleges laburiste Jo Cox, gjatë homazheve zyrtare në Parlament, tre ditë përpara referendumit për qëndrimin në BE.

“Të ngremë lart figurën e Jo-së duke dëshmuar vlerat më të larta të demokracisë dhe lirisë, për të cilat ajo u godit në mënyrë makabre, duke vijuar betejën tonë për qytetarët tanë për t’u bërë bashkë kundër urrejtjes”, u shpreh Cameron përpara parlamentit, i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme.

Kreu i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn me një trëndafil të bardhë në jakën e xhaketës si gjithë deputetët e pranishëm, i bëri thirrje rrethit të politikës për të qenë më të kujdesshëm.

“Kemi të gjithë përgjegjësinë për të mos nxitur urrejtjen apo për të shfaqur ndjesinë e ndarjes”, vlerësoi ai ndërsa ishin të pranishëm në Dhomën e Komuneve bashkëshorti i Jo Cox dhe dy fëmijët e saj tre dhe pesë vjeç.

Jo Cox, e angazhuar në fushatën pro qëndrimit në BE u vra disa ditë më parë në lokalitetin Birstall, në veri të Britanisë së Madhe. Ag resori u paraqit të shtunën në Gjykatë duke thirrur “Vdekje tradhtarëve, liri për Britaninë e Madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat