Mujë Shala, zgjidhet kryetar i VV-së në Zvicër

Zvicra

Mujë Shala, zgjidhet kryetar i VV-së në Zvicër

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 19:09
Mujë Shala

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur Mujë Shala për kryetarin në degën e saj në Zvicër.

Në njoftim thuhet se Mujë Shala, është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjenevës

“Aktivistet dhe aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër, përmes votimit të drejtpërdrejtë zgjodhën kryetarin e tyre.

Mujë Shala, është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjenevës. Ai është njëri ndër aktivistët më të zellshëm dhe të përkushtuar të Lëvizjes, në diasporën shqiptare.

Lëvizja i uron punë të mbarë z. Shala dhe gjithë qendrës tonë në Zvicër!”, thuhet në njoftimin për media./A.M. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat