Aargauerzeitung: Pse futbollistët shqiptarë nuk këndojnë hymnin e Zvicrës?

Diaspora

Aargauerzeitung: Pse futbollistët shqiptarë nuk këndojnë hymnin e Zvicrës?

Nga: Esther Girsberger Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:13
Futbollistët e kombëtares së Zvicrës

Një moment i veçantë i ndeshjeve të futbollit është këndimi i hymneve, ku më shumë se gjithçka vërehet te lojtarët përpara takimit: cili këndon e cili jo. Kjo ka shqetësuar publicisten Esther Girsberger, e cila thekson se nëse gjithë shqiptarët e këndojnë Hymnin e Flamurit me gjithë zemër e shpirt, Schweizerpsalm nuk këndohet nga zviceranët, përcjell botasot.info, shkrimin e saj në AZ.

 

"Të shtunën e kaluar dhe të mërkurën pamë lojtarët shqiptarë që me gjithë zemër e shpirt këndonin hymnin e tyre kombëtarë, ndërsa në Zvicër lojtarët mbyllnin gojën duke kënduar vetëm Fabian Schär, Yann Sommer dhe Stephan Lichtsteiner, që për hir të së vërtetës edhe ata nuk kënduan me patriotizmin e shqiptarëve.

 

Nuk ka pse të jesh nacionalkonzervativ, për të mos u shqetësuar nga kjo. Të përfaqësosh Zvicrën dhe flamurin e saj në futboll, i përket edhe këndimit të hymnit.


Mbase këtu ka një arsye që hymni jo-zyrtar i Zvicrës prej 1961 dhe i zyrtarizuar në 1981 ka citate biblike-religjioze dhe është i vështirë.  Andaj kërkohet edhe një hymn i ri me gjithëpërfshirër dhe konform gjithë banorëve të Zvicrës ose si në aspektin spanjoll pa tekst. Me rëndësi është të evitohet impakti negativ mbi mos këndimin e hymnit," shkruan mes tjerash autorja e njohur zvicerane./<b>Bota sot</b>

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat