Thaçi takon Ambasadorin Rohan, e quan mbështetës të pavarësisë

Kosova

Thaçi takon Ambasadorin Rohan, e quan mbështetës të pavarësisë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 19:13
Thaçi takon Ambasadorin Rohan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri.

Ai pati takim me presidentin e vendit, Fischer. Por përveç kësaj, Presidenti takoi edhe Albert Rohan, ish ndihmës i Marti Ahtisarit, të cilët përpiluan planin mbi të cilin Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

“Sot para një drekë miqësore me Ambasadorin Albert Rohan”, shkruan Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në twitter.

“Rohan, një mbështetës i fortë i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, shkruan Thaçi.

Me këtë rast, Presidenti i dhuroi ambasadorit Rohan edhe një kopje të deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nga Austria, presidenti Thaçi, nesër do të vazhdojë vizitën në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë private nga Papa Françesku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat