Pesë përdorime të rëndësishme të uthullës së mollës

Shëndetësia

Pesë përdorime të rëndësishme të uthullës së mollës

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:09
Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një nga ilaçet alternative më të popullarizuara që përdoren sot. Megjithatë, ajo që nga lashtësia përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht, transmeton Koha.net. Gjithsesi shikoni se cilat janë dobitë e saj për shëndetin tonë, kështu që edhe ju mund t’i provoni.

1. Kur tretet me ujin në raportin 50:50 shpesh përdoret si tonik për fytyrë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur e përdorni, sepse uthulla është e rrezikshme për sytë, por edhe për të gjithë ata me lëkurën e ndjeshme.

2. Uthulla e mollës redukton djegiet. Mund ta përdorni pëlhurën e zhytur në uthull dhe ta aplikoni në djegie.

3. Shëron infeksionet kërpudhore, kështu që uthullën e mollës mund ta vendosni në pjesën e trupit të prekur nga kërpudhat, qoftë kur bëhet fjalë për “shputën e atletit” ose kërpudhat në thonjtë e këmbëve. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë për 30 minuta t’i mbani në tretjen e uthullës dhe ujit.

4. Ekzistojnë shumë pohime që është aleat i fuqishëm në dobësim. Shumë njerëz e përdorin në sallata ose e pinë një lugë të uthullës së holluar me mjaltë në gotën me ujë, një herë apo dy herë në ditë.

5. Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtojini një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjnë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat