Presidenti Rugova: 12 Qershori mbetet Dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë

Opinione

Presidenti Rugova: 12 Qershori mbetet Dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 12 qershor 2016 Në ora: 15:57
Presidentët Clinton dhe Rugova

Në këtë darkë solemne Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova mbrëmë në hotelin "Grand" në Prishtinë shtroi një darkë solemne për nder të 12 Qershorit - Ditës së lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Të ftuar ishin përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Në këtë solemnitet Presidenti Rugova deklaroi se Kosova është e lirë falë ndihmës së NATO-s. Ai gjithashtu u shprehu mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për përpjekjet e bërë për lirinë dhe pavarësinë.

"Kjo do të jetë dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë, sepse me të u kurorëzua liria e kombit tonë, që ishte ëndërr dhe përpjekje e shumë gjeneratave", theksoi në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova.

Duke folur për periudhën e pasluftës, Presdenti Rugova vlerësoi se gjatë këtyre gjashtë vjetëve Kosova ka pasur një progress të madh në të gjitha fushat e jetës, të cilin e ka arritur "me NATO/KFOR-in, që ka bërë dhe po bën sigurinë e Kosovës, si dhe bashkë me UNMIK un e me OSBE në në planin civil".

Ndërkaq, duke folur për momentin aktual, ai tha se institucionet po punojnë në përmbushjen e standardeve prioritare dhe në vlerësimin e progresit, që do të krijonte mundësi për pavarësinë e vendit tonë simbas rrugës ndërkombëtare.

"Por, siç e dini, unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE sa më shpejt. Kështu Kosova si vend i pavarur e demokratik është e vendosur për integrim në BE e në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Kjo do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës dhe do të krijonte sigurinë e të ardhmes të të gjithë qytetarëve të Kosovës", ritheksoi edhe me këtë rast Presidenti Rugova.

Në vazhdim të fjalës së tij, Presisdenti lavdëroi punën e paqeruajtësve në Kosovë, duke thënë se "NATO/KFOR i për gjashtë vjet ka bërë një punë të shkëlqyer në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit për të gjithë qytetarët. Kështu KFOR i mbetet forcë e dashur dhe e nderuar nga i gjithë populli i Kosovës".

Ai u shprehu mirënjohje ushtarëve të KFOR it, që në kryrje të detyrave humbën jetën e tyre.

"Në këtë ditë i përkujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Njëherësh i shprehim mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të UÇK së për përpjekjet e bëra për lirinë dhe pavarësinë e tonë", theksoi Presidenti Rugova, duke përshëndetur me këtë rast Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, që përkrahin Kosovën.

Poashtu ai përkujtoi me pietet të lartë Papa Gjon Palin II që ka ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe përshëndeti Atit e Shenjtë Benedikti XVI, me dëshirë që të lutet për njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë.

Presidenti Rugova e lut gjeneralin Kermabon që t'ua përcjellë ushtarëve të KFOR-it urimet e tij të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për Ditën e lirisë së Kosovës, 12 qershorin, Ditën e NATO-s në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it Iv de Kermabon theksoi se përkushtimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet e i njëjtë si përpara gjashtë, kur u vendosëm në Kosovë.

"Është e rëndësishme për kujtojmë se KFOR-i nuk vepron i vetëm. Puna që ne bëjmë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe liderët vendorë mbetet esenciale për ndërtimin e paqes. Pra partneriteti ynë nuk është vetëm ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, por përshinë edhe partnerët tanë vendorë dhe mbështetja e tyre është esenciale", tha Kermabon.

Ndërkaq shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë Filip Goldberg duke folur në emër të përfaqësive diplomatike në Prishtinë theksoi se ata ndihen krenarë për atë që bënë më 1999.

"Ne jemi shumë krenarë për atë që bëmë në vitin 1999 dhe duam të mbetemi të tillë për atë që do të ndodhë më 2005, 2007 dhe 2007, që do të thotë një Kosovë, e cila do të reflektojë vlera demokratike në respektim të njëri-tjetrit, pa marrë parasysh etnitë apo besimin. Janë këto vlera që ne i sollëm më 1999", theksoi Goldberg.

Në këtë darkë solemne Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat