Letër e hapur Kryeministrit, Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçi

Opinione

Letër e hapur Kryeministrit, Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçi

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 12 qershor 2016 Në ora: 15:54
Thaci Mustafa

Ko to kazhe ko to llazhe da mi nismo braça, është kënga më e preferuar e udhëheqësisë shqiptare të Kosovës e Metohisë në kohën e komunizmit kur Serbia sundonte në Kosovë e Metohi, tani po ju shkon mirë kryeministrit, Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçit.

A po e kthejeni këtë kohë për serbët, ju dy edhe kur Kosova është shtet dhe me Kushtetutë?!

Unë po mendojë se PO! Kur kemi parasysh se komplet një lagjeje të tërë në veri, të quajtur; Lugina e Diellit'', Qeveria e Serbisë pa pyetur fare Qeverinë e Kosovës, ka vënë gur themelin, që do të thotë edhe një ''GODITJE'' e rënd për Qeverinë, dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, dhe kjo s'do koment.

Ju z. Kryeministër dhe ju z. President keni harruar obligimet dhe detyrimet e shtetit të juaj apo ka mundësi se nuk jeni të aftë ti kryeni detyrat e shtëpisë apo edhe nuk po i kuptoni, ndoshta edhe po jav kana kur pa kurrfarë morali para opinionit po dilni e po deklaroheni se Kosova qenka vetëm e juaja dhe çka do bëni me te?!

JO ,more JO...Ka kaluar ajo kohë tani jemi pak sa më ndryshe, se për ata që nuk e kuptojnë si ju dy që keni detyrimet shumë me përgjegjësi, dhe detyrat e juaja parësore janë mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore. Në rast të devijimit, Kosova ka Avni Rrustema, edhe në qofte se një ekziston për tradhtarin ka ''plumba'' në kokë, e për Serbinë; Kurrë më sundim në Kosovë dhe njëherë e përgjithmonë Kosova është e shqiptarëve dhe atyre që jetojnë, veprojnë me ligjin dhe rendin kushtetues të Kosovës.

De fakto dhe de jure, Kosovën po e degradoni me veriun, dhe veriu shkoi..

Z. Kryeministër, Mustafa, ju në Graçanicë, u pyetët se si ndihet në një komunë të dominuar nga flamujt serbë.

Në praninë e kryetarit të kësaj komune Valdeta Kostiq,ju that se Qeveria që unë drejtoj sheh arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë, pasi që qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën e punësimit dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ne shohim arsye të madhe që ta përkrahim këtë komunë që të ketë investime këtu. Të ketë punësim, që qytetarët e Graçanicës ta kenë perspektiven e tyre të jetës në Kosovë në këtë komunë dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thatë kështu?!

Z. Kryeministër, Mustafa: Thatë se jam pranuar si kryeministër i Kosovës në një komunë të Kosovës.

“Së pari unë kam ardhur sot në një komunë të Kosovës dhe jam pranuar si kryeministër i Republikës së Kosovës në një komunë të Kosovës. Ajo do të jetë shumë e qartë për neve. Çështjet tjera do të punojmë edhe sa i përket Asociacionit. Por sot nuk kemi biseduar me kryetarin e komunës në lidhje me Asociacionin. Kemi biseduar vetëm për problemet që i përkasin zhvillimit të komunës se Graçanicës”, Po ai ta mbylli gojën, dhe ju nënshtrove ati.

Dhe pikërisht nga kryetari i komunës të Graçanicës, Vladeta Kostiq, gazetarët nuk u lejuan t’iu bëjnë pyetje juve z. kryeministër për tema tjera, përveç për këtë komunë. Kështu vendosi kryetari i komunës Vladeta Kostiq. E kryeministri i cili iu bind kërkesës së Kostiqit, i pyetur nga gazetarët se si po lejon që një kryetar komune t’ia diktojë se çarë të flas e çka jo, Mustafa tha se çfarë të flasë nuk mund t’ia diktojë as kryetari i komunës e as mediat. Kështu keni thënë..

Mustafa: Çka flas s’ma dikton as kryetari i Graçanices e as ju...

Po,po dikush ka për të diktuar juve dhe presidentin Thaçin për gjithë këto degradime që po i bëni shtetit të Kosovës dhe Serbinë e futët në zemrën e Kosovës, dhe me kryeministër e presidentë të smuar Kosova nuk mundet më të udhëhiqet.

Do ta rritni buxhetin e komunës së Graçanicës, ku i keni buxhetin e komuna tjera shqiptare?!

Ndryshe, kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq tha se në takim me kryeministrin Mustafa, e kanë njoftuar atë me problemet me të cilat përballet komuna që ai drejton dhe për planet e tyre për rregullimin e infrastrukturës. Ndërsa tha se ka kërkuar rritje të buxhetit për këtë komunë.

Kostiq: Vlerësoj këtë vizitë të suksesshme

“E kemi njoftuar me problemet që përballet komuna jonë siç është buxheti i vogël. Sinqerisht besoj që nga ana jonë ka qenë gjithçka transparente. Shpresojmë që ministria e Fin ancave dhe Qeveria e Kosovës, do të na ndihmojnë t’i zgjidhim problemet tona dhe kryeministri të ketë mirëkuptim për këtë. Unë vlerësoj se kjo vizitë ka qenë e suksesshme”, tha Mustafa.

Ndryshe, kryeministri Mustafa gjatë kësaj vizite së bashku me kryetarin Kostiq, shijuan edhe nga një kafe në një lokal të kësaj komune.

Ko to kazhe ko to llazhe da mi nismo braça,është kënga më e preferuar e udhëheqësisë shqiptare të Kosovës e Metohisë në kohën e komunizmit kur Serbia sundonte në Kosovë e Metohi, tani po ju shkon mirë kryeministrit, Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçit,por mos harroni siç thotë populli; ''ka mundësi që e mbrama do tju kthehet bumerang se Kosova nuk është më sidoherë e atyre që nuk ja prishin qefin Serbisë dhe i japin tokat e Kosovës Malit të Zi, Maqedonisë, tani në radhë edhe Serbisë. Por populli nuk do të mundet të durojë më dhe fatin e Kosovës do ta merr në duart e veta.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat