Mustafa në Graçanicë, pyetet se si ndihet në një komunë të dominuar nga flamujt serbë

Politika

Mustafa në Graçanicë, pyetet se si ndihet në një komunë të dominuar nga flamujt serbë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 19:22
Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa gjatë një vizite që i bëri komunës së Graçanicës ku u takua me kryetarin e kësaj komune Valdeta Kostiq tha se Qeveria që ai drejton sheh arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë, pasi që qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën e punësimit dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Mustafa: Shohim arsye ta përkrahim Graçanicën

“Ne shohim arsye të madhe që ta përkrahim këtë komunë që të ketë investime këtu. Të ketë punësim, që qytetarët e Graçanicës ta kenë perspektiven e tyre të jetës në Kosovë në këtë komunë dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Mustafa.

Gjatë kësaj vizite ai u pyet se po ndihet si në një komunë të Kosovës apo Serbisë, duke pasur parasysh që në Graçanicë valojnë vetëm flamujt e Serbisë, Mustafa tha se ai po e viziton një komunë të Kosovës, në të cilën është pranuar si kryeministër i Kosovës.

Mustafa: Jam pranuar si kryeministër i Kosovës në një komunë të Kosovës

“Së pari unë kam ardhur sot në një komunë të Kosovës dhe jam pranuar si kryeministër i Republikës së Kosovës në një komunë të Kosovës. Ajo do të jetë shumë e qartë për neve. Çështjet tjera do të punojmë edhe sa i përket Asociacionit. Por sot nuk kemi biseduar me kryetarin e komunës në lidhje me Asociacionin. Kemi biseduar vetëm për problemet që i përkasin zhvillimit të komunës se Graçanicës”, tha Mustafa.

E gazetarët nuk u lejuan t’i bëjnë pyetje kryeministrit për tema tjera, përveç për këtë komunë. Kështu vendosi kryetari i komunës Vladeta Kostiq. E kryeministri i cili iu bind kërkesës së Kostiqit, i pyetur nga gazetarët se si po lejon që një kryetar komune t’ia diktojë se çarë të flas e çka jo, Mustafa tha se çfarë të flasë nuk mund t’ia diktojë as kryetari i komunës e as mediat.

Mustafa: Çka flas s’ma dikton as kryetari i Graçanices e as ju

“As s’ma dikton kryetari i komunës, as nuk ma diktoni ju. Por jemi këtu në komunë, të flasim për problemin e komunës dhe për ato probleme do të flasim. Për te gjitha këto çështje unë do të japi përgjigje në Prishtinë në zyrat tona dhe selinë tone. Prandaj s’kemi me nevojë me i cilësu si të tilla. Të mos bëjmë provokime të tilla”, tha Mustafa.

Ndërsa kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq tha se në takim me kryeministrin Mustafa, e kanë njoftuar atë me problemet me të cilat përballet komuna që ai drejton dhe për planet e tyre për rregullimin e infrastrukturës. Ndërsa tha se ka kërkuar rritje të buxhetit për këtë komunë.

Kostiq: Vlerësoj këtë vizitë të suksesshme

“E kemi njoftuar me problemet që përballet komuna jonë siç është buxheti i vogël. Sinqerisht besoj që nga ana jonë ka qenë gjithçka transparente. Shpresojmë që ministria e Fin ancave dhe Qeveria e Kosovës, do të na ndihmojnë t’i zgjidhim problemet tona dhe kryeministri të ketë mirëkuptim për këtë. Unë vlerësoj se kjo vizitë ka qenë e suksesshme”, tha Mustafa.

Ndryshe, kryeministri Mustafa gjatë kësaj vizite së bashku me kryetarin Kostiq, shijuan edhe nga një kafe në një lokal të kësaj komune.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat