Gjermania, tjetër mbështetje financiare për Greqinë

Evropë

Gjermania, tjetër mbështetje financiare për Greqinë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:22
Qeveria gjermane

Parlamenti gjerman i hapi dritën jeshile livrimit të këstit të kredisë evropiane për Greqinë. Kështu Greqisë do t’i jepet një  fond prej 7,5 miliardë eurosh, në fund të javës së ardhshme.

“Komisioni i Buxhetit në Bundestag u mblodh në një seancë të posaçme sot në mëngjes për të marrë një qëndrim për marrëveshjen e arritur në fund të majit në nivel të ministrave të Financave të zonës euro dhe që parashikon disbursimin e financave të reja”, sipas një deklarate të Bundestagut.

Komisioni, qëndrimi i së cilit për këtë herë përkon plotësisht me qëndrimin e Parlamentit, nuk do të votojë zyrtarisht për livrimin e kësaj kredie, por ka gjasa edhe të kundërshtojë një vendim të tillë.

Mungesa e një qëndrimi vlen si miratim.

Pas disa muaj negociatash të vështira, ministrat e Financave të zonës euro akorduan më 24 maj për të rifilluar planin e ndihmës për Greqinë, siç ishte rënë dakord në korrikun e 2015 për të shmangur daljen nga euro. Ata imponuan kushte të reja veçanërisht në fushën e privatizimeve, që Athina ka shënuar progrese kohët e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat