Arrestohet në Rrogozhinë i dënuari në Itali me 14 vite burg për vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet në Rrogozhinë i dënuari në Itali me 14 vite burg për vrasje

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 12:40
Policia italiane

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Rrogozhinë. Në pranga përfundoi 31 vjeçari Florenc Shamo.

Ai është në kërkim nga autoritetet italiane pasi është dënuar me 14 vite burg për vrasje në bashkëpunim.

“Interforc/Italia ka dërguar shkresën e datës 03.06.2016, ku është lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences, i dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pritet ekstradimi i këtij shtetasi në drejtim të shtetit Italian”, sqaron policia e Tiranës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat