Arrestohet shqiptari 42-vjeçar, mbante kokainë në kapele

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari 42-vjeçar, mbante kokainë në kapele

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:19
Arrestim

Policia e Livornos ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cili shiste kokainë duke e fshehur në kapele. I arrestuari është shtetasi Artan Shemshiri. Policia gjatë kontrolleve në qendër të qytetit, në sheshin “Della Repubblica” në bordin e një makinë tip “Audi” ndalon Artan Shemshiri dhe një shqiptar tjetër. 42-vjeçari shkoi të takonte dy persona të tjerë, por pikasi policët dhe u mundua të largohej.

Pas ndalimit atij iu gjet 33 gram kokainë e cilësisë më të lartë. Pas kontrolleve në rajonin e policisë, nga shenjat e gishtave rezultoi se ndaj tij ishte dhënë dhe një dënim me dy vite burg, për trafik droge.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat